Kastrati: Propaganda mediatike e Vuçiqëve po zgjerohet dhe pjesë e saj po bëhet edhe pushteti i VV-së

Kastrati: Propaganda mediatike e Vuçiqëve po zgjerohet dhe pjesë e saj po bëhet edhe pushteti i VV-së

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas sulmit që i është bërë Periskopi dhe Nacionale nga RTK-ja e deputetët e pushtetit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se propaganda e Vuciqit po zgjerohet dhe këtu po merr pjesë edhe pushteti i partisë së Kurtit.

Sulmi i fundit ndaj dy mediave në Kosovë, Kastrati ka thënë se e konfirmon se VV-ja funksionon mbi modelin e ish KGB ruse dhe FSB së sotshme të Putinit.

 

Reagimi i plotë:

Departmenti i propagandës ( i Deona Mihajlave) në VV funksionon mbi modelin e ish KGB ruse dhe FSB së sotshme të Putinit. Rasti me Nacionalen dhe Periskopin e konfirmojnë këtë

****************************

Kur Vuçiçi thotë se me Hashim Thaçin ka qenë i lehtë dialogu, ndërsa me Kurtin vështirë, qëllimi i tij është që deklaratat e tij ti përkthehen në vota për Kurtin. Pra, që Kurti ti fitoj zgjedhjet në Kosovë.

Pse?

Sepse Kurti i ka sjell 500 milion euro sanksione Kosovës, ka sjell sanksione për FSK-në nga SHBA, e ka quajtur naiv sekretarin Blinken dhe ka dëmtu marrëdhëniet me SHBA, e ka izolu Kosovën nga aleatët perendimorë, ka zbraz Kosovën nga rinia, ka rrënu ekonominë, ka prish marrëdhëniet ndërshqiptare (me gjithë politikanët në Kosovë, me Edi Ramën në Shqipëri, me Ali Ahmetin në Maqedoni dhe me disa në Preshevë) dhe se në VV-në e tij ka zyrtarë e ministra të lartë që kanë shprehur gatishmeri të dëshmojnë në Hagë kundër UÇK-së.

A nuk janë këto rezultate që i dëshiron Serbia? Po gjithsesi se janë. Kush i solli këto rezultate? I solli Albin Kurti.

Vuçiçi as në ëndrrën më të mirë të tij nuk do të mund ta paramendonte që një kryeministër shqiptar do ta dëmtonte Kosovën kaq shumë.

Prandaj, Vuçiçit i konvenon Kurti në pushtet dhe për ta mbajtur Kurtin në pushtet Vuçiçi e kritikon atë me qëllim të arritjes së efektit të dëshiruar elektoral në Kosovë, pra ngritjes së votave për Kurtin.

Garashanini, Çubriloviçi e Qosiçi do të kompleksoheshin nga aftësitë e jashtëzakonshme të Kurtit për ta dëmtuar Kosovën për llogari të Serbisë.

Në anën tjetër, Vuçiçi i jep lëvdata Hashim Thaçit sepse qëllimi është me ja ul elektoratin.

Pse?

Sepse Hashim Thaçi e Kadri Veseli me UÇK-në e kanë përzënë Serbinë e Vuçiçin në 1999 nga Kosova.

Vuçiçi dhe Serbia nuk ja harrojnë kurrë këtë Hashim Thaçit.

Sepse Thaçi e Veseli i kanë bërë partnerë NATO-n e pastaj NATO e ka bombardu Beogradin e Novi-Sadin.

Vuçiçi dhe Serbia nuk ja harrojnë kurrë këtë Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Sepse Thaçi shpalli Kosovën shtet të pavarur, i siguroj 100 njohje, ndërtoj autostrada dhe e modernizoj Kosovën me infrastrukturë.

Vuçiçi dhe Serbia nuk ja harrojnë kurrë këtë Hashim Thaçit.

Po ta kishte zënë Serbia gjatë luftës Hashim Thaçin do të ja bluante kockat me makinë të mishit. Kurtin e patën në dorë por e lëshuan.

E thënë shkurt, Hashim Thaçi e ka dëmtu shumë Serbinë e Albin Kurti e ka dëmtu shumë Kosovën, prandaj Vuçiçi e don Kurtin në pushtet sa më gjatë, ndërsa Hashim Thaçin në Hagë poashtu sa më gjatë.

Në funksion të këtij qëllimi Vuçiçi bën propagandën duke i dhënë lëvdata Thaçit e duke kritikuar Kurtin për ta përkthyer situatën në sa më shumë vota për Kurtin.

Sa më shumë që Vuçiçi e kritikon Kurtin, aq më shumë Kurti merr vota në Kosovë. Sa më shumë vota në Kosovë, aq më gjatë Kurti në pushtet. Sa më gjatë Kurti në pushtet, aq më shumë dëme Kosovës. Sa më shumë dëme Kosovës, aq më afër shkatërrimi i shtetësisë së. Kosovës dhe kthimi i Serbisë në Kosovë.

Tani propaganda mediatike e Vuçiçëve po zgjerohet dhe pjesë aktive e saj po bëhet edhe pushteti i VV.

Rasti i fundit ishte lansimi i lajmit në ” Slobodna Bosna” për Nacionalen dhe Periskopin , pra në një shtet tjetër për ta arritur qëllimin te masat naive në Kosovë.

Ky është modeli i KGB e FSB ruse. Ky model merr jetë dhe jetët e pronarëve e stafit të Nacionales dhe Periskopit tash janë të rrezikuara. Çka nëse dikush del dhe i sulmon “në emër të popullit” për ta dënuar ” tradhtinë kombëtare”!

Nëse KGB e FSB e kanë arritur këtë qëllim në SHBA dhe te shoqëritë e tjera perendimore, Vuçiçi lehtësisht mund ta arrij këtë edhe te ne me ndihmën e RTK-së dhe VV-së.

Për të kuptuar se çfarë po them, po ilustroj me tri raste më poshtë se sa të ngjashme janë modelet e dezinformatave e propagandave të KGB e FSB me modelet e propagandave të sotshme të VV-së.

Në vitin 1983 KGB-ja lansoi lajmin në një gazetë jorelevante të quajtur “Patriot”, në Indi ( ngjashëm si Vuçiçët në ” Slobodna Bosna” ), se kinse ShBA-të kishin prodhuar në laborator virusin HIV për të vrarë komunitetin afrikano-amerikan. Pra, fillohet me një gënjeshtër të madhe dhe lajmi lansohet në një vend fragjil ku askush s’pyet për origjinën e tij. Pas disa viteve të “pushimit të qëllimshëm”, lajmi merret nga gazetat moskovite duke iu referuar gazetës “ Patriot”, të Indisë dhe pastaj e boton edhe “Daily Telegraf” në Londër, kurse më 1986, përmes televizioneve, lajmi arrin të transmetohet edhe në ShBA.

Efekti tanimë ishte arritur, mosbesimi ishte krijuar, sepse me miliona qytetarë në ShBA filluan ta besojnë lajmin ose së paku u futën në konfuzion.

Në vitin 2016 shërbimet ruse lansuan dy “fake news”, në dy faqe të ndryshme të “Facebook”-ut në Houston. Në njërën, ftonin myslimanët në protesta për mbrojtje të xhamisë në Houston (Texas), kurse në tjetrën faqe në “Facebook” ftonin djathtistët ekstremistë në protestë para xhamisë kundër “islamizimit të Texasit”. Protestat, qëllimisht u ftuan në të njëjtën kohë. Duke qenë të manipuluara, të dy palët nuk e dinin që do të takoheshin në protestë në të njëjtën kohë dhe si rezultat, ngjarja eskaloi në dhunë. E tërë kjo u përkrah nga mijëra llogari të rrejshme në rrjetet sociale përmes “Internet Research Agency”, në Moskë.

E njëjta ndodhi edhe në rastin e “PizzaGate Conspirancy” ku hakerët rusë i hakuan e-mailat John Podestes, shefit të kampanjës presidenciale të Hillary Clinton më 2016 dhe i keqpërdorën komunikimin me pronarin e Pizzerisë “Comet” në Washington DC e pastaj e lansuan gënjeshtrën e madhe se kinse zyrtarë të Partisë Demokratike po i abuzojnë fëmijët seksualisht në podrumin e kësaj pizzerie (pizzeria nuk kishte fare podrum). Mirëpo, derisa gënjeshtra u zbulua, u shkaktua dëmi, sepse një ditë një ekstremist djathtist amerikan, duke e besuar lajmin, në shenjë hakmarrjeje shkoi në pizzerinë “Comet” në Washngton D.C. dhe gjuajti me pushkë, ndërsa kjo ngjarje ndikoi drejtpërdrejtë në procesin elektoral në ShBA.

Rasti i djeshëm me Nacionalen e Periskopin i realizuar pikërisht mbi këto modelet e KGB dhe FSB tregon se Serbia përmes pushtetit të Kurtit po avancon drejt fazës finale të shkatërrimit të shtetit të Kosovës. Kjo është faza e shkaktimit të tensioneve, urrejtjes mes shqiptarëve e pse jo dikur edhe të vëlla-vrasjes.

 

 

Shpërndaje në: