Kastrati pasi Kurti sulmoi Thaçin: Rrenc, Hashimi e Kadria i kanë dalë Serbisë përpara me pushkë – Ti ke punu për të

Kastrati pasi Kurti sulmoi Thaçin: Rrenc, Hashimi e Kadria i kanë dalë Serbisë përpara me pushkë – Ti ke punu për të

Adrian Kastrati nga PDK ka reaguar pas konferencës së  kryeministrit Albin Kurti, i cili tha sonte se “në veri jemi të hendikepuar për shkak se ushtria jonë nuk mund të shkojë atje nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi”.

Kastrati u shpreh mes tjerash se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë dalë para Serbisë me pushkë ndërsa Kurti ka punuar për ta.

Postimi i plotë:

 

Albin Kurti ne konference per media: “Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje…”

Hashim Thaçi është vet historia e vendit. Historinë nuk mundesh me vjedh o hajn.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli me pushkë i kanë dal përball Serbisë, ndërsa ti atëherë ke ik në Serbi e ke punuar për Serbinë, o RRENC.

Ata kanë fletëarrest ndërkombëtar nga Serbia o tuc.

Nuk mundesh me u bë ma patriot se ata e se askush tjetër në Kosovë duke lëpij akullore e duke gogsu qebapa me Sveçlën te ” Misini” në Veri.

Ty nuk të lidh asgjë me Kosovë. Varret e familjes nuk i ke këtu, ndërsa të ardhmen e ke në Norvegji.

Ti ke pas vetëm një mundësi. Me lënë një gjurmë në ekonomi. E ke bërë pis, ke vjedh masivisht.

Të ka kap frika në palcë se e ke qenë i informuar për hajnitë milionëshe e nuk ke reagu.

Anëtari yt i arrestuar i VV-së Naser Hafizi me 700 euro rrogë i ka katër banesa, 500.000 euro qarkullim, 100.000 deponuara në bankomat, dosti yt Ridvani ti ka zhduk milionat me grurë të popullit….ti ke qenë në dijeni o HAJN .

Këtu e ke zorin ti, jo te Hashim Thaçi e Veriu.

Veriun ja dorëzove Serbisë , sepse tërë kohën ke punuar për Serbinë e kundër Kosovës. Bandat atje të lëvizin lirshëm me dinamit në dorë. Ti ske deshtë me i eliminu.

Ti nuk ke gjumë natën sepse të kanë dal letrat në shesh. Turpi i historisë tonë të re je more pis.

Hashim Thaçi ka sjell me qindra njohje, ti në koordinim me Serbinë i ke sjell 300 MILION sanksione Kosovës!

Ti tashmë veç je aty ku e ke vendin, në kanalizimin e historisë sonë!

 

Shpërndaje në: