Kastrati: Nga 10 shkurti do të iu kthehet dinjiteti punëtorëve të arsimit

Kastrati: Nga 10 shkurti do të iu kthehet dinjiteti punëtorëve të arsimit

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar qeveritarët, të cilët kanë kritikuar përfaqësuesit e SBASHK-ut për protestën e sotme.

Ai ka bërë me dije se mësuesit kanë qenë të detyruar që të protestojnë sot.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kastrati ka shkruar se më 9 shkurt duhet të ajroset skena politike.

Në këtë mënyrë, sipas tij, nga 10 shkurti e tutje do të iu kthehet dinjiteti punëtorëve të arsimit.

“Në e kohën e Kurtit dhe Nagavcit për shkak të rritjes enorme të çmimeve dhe për shkak që pagat nuk u rritën, mësuesit janë detyruar që përveç punës në shkollë të shesin fruta-perime pasdite ose të punojnë taxi natën për të siguruar mbijetesën. Në raport me punëtorët e arsimit kjo qeveri është e para pas luftës që manifestoj sjellje të paparë agresive duke ju ndal pagat punëtorëve të arsimit kur ata u futën në grevë me kërkesa për rritje të pagave. Atje ku ne aspirojmë të integrohemi historia bashkëkohore nuk njeh një rast të tillë”, ka shkruar ai.

Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti vazhdimisht i ka fyer punëtorët e arsimit.

“500 milion është shpërputhja mes planifikimit dhe realizimit e kësaj qeverie. Janë dmth 2 miliard euro të pashfrytëzuara në investime kapitale. Miliona të humbura nga aferat korruptive e kontrata njëburimore. Paga deri 7500 euro për Gani Jakupat, etj. Ndërsa, nënçmim e fyerje për punëtorët e arsimit me rritje minimale pagash për ta. Me 9 Shkurt duhet ta ajrosim skenën politike në mënyrë që nga 10 Shkurti e tutje të ju kthejmë dinjitetin punëtorëve të arsimit!”, ka shkruar Kastrati.

Shpërndaje në: