Kastrati: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milionë banorë rezidentë

Kastrati: Kosova pritet t’i ketë 1.5 milionë banorë rezidentë

Rreth 1.5 milion banorë pritet t’i ketë Kosova me regjistrimin e popullsisë, pa përfshirë diasporën.

Kështu ka deklaruar Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, i cili tha se deri tash janë regjistruar 1 milion e 300 mijë banorë.

“1.3.000 milionë banorë janë regjistruar, e kemi edhe një javë kohë deri më 17 maj. Ekziston kontakti me regjistruesin e zonës për ata që s’janë regjistruar. Regjistruesi lë një numër kontakti dhe një email për të treguar se ku mund të kontaktohet për t’u kthyer. 1.5 milionë banorë pritet t’i ketë Kosova pa përfshirë diasporën”, ka thënë Kastrati në KTV.

Sipas tij, krahasuar me vitin 2012, Kosova pritet të ketë 200 mijë banorë më pak, e që siç thotë ai, kjo lidhet edhe me emigrimin.

“Është edhe shtimi natyror, rreth 23.000 lindje në vit, 10.000 vdekje, ka pasur edhe emigrim të lartë nga Kosova…Ka pasur edhe sfida për ekipet, kryesisht në zonat kodrino-malore. S’kemi mundur t’i mbështesim të gjitha ekipet e regjistrimit, pagesa ka qenë e mirë, është përfshirë edhe kostoja e udhëtimit. E kemi edhe mbështetjen e komunave”, është shprehur tutje ai.

Shpërndaje në: