Kastrati: Gjykata Speciale është krijesa politike që po e përdor “drejtësinë” si mjet për realizimin e agjendave kundër shtetit tonë

Kastrati: Gjykata Speciale është krijesa politike që po e përdor “drejtësinë” si mjet për realizimin e agjendave kundër shtetit tonë

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka shkruar ndaj Gjykatës Speciale dhe misioni të saj.

Sipas Kastratit, Specialja po e përdor ‘drejtësinë’ si një mjet për realizimin e agjendave kundër shtetit tonë!”.

Ai tha se kjo gjykatë është shumë larg përfaqësimit të drejtësisë dhe karakterizohet me mos-transparencë të jashtëzakonshme

Postimi i plotë:

Gjykata Speciale është krijesa politike që po e përdor “drejtësinë” si një mjet për realizimin e agjendave kundër shtetit tonë!

*******************************

Gjykata Speciale tanimë paraqet një disonancë të thellë në krahasim me normat e pritshme të drejtësisë ndërkombëtare dhe standardeve të barazisë.

Kjo gjykatë, është larg, shumë larg  përfaqësimit të drejtësisë dhe karakterizohet me mos-transparencë të jashtëzakonshme.

Ky mekanizëm e ka sfiduar vazhdimisht legitimitetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës. Rrjedhimisht, kjo ka shkaktuar një devalvim të sovranitetit dhe të procesit të vendimmarrjes brenda shtetit. Ky është ofendimi më i madh që i bëhet qytetarit të këtij vendi.

Duke keqpërdorur brutalisht strukturën dhe mandatet që i ka dhënë vet Kosova, kjo Gjykatë  në mënyrë konsistente ka prodhuar narrativa  qëllimisht selektive dhe të njëanshme duke kontribuar ndjeshëm në çekuilibrimin në mes të  vërtetës në njërën anë dhe kërkesës e nevojës për një proces të drejtë dhe të paanshëm në anën tjetër.

Kjo Gjykatë tanimë është bërë një armë e papërgjegjshme e cila po qëndron si një shpatë mbi kokën e Kosovës. Ajo është shëndrruar në një mekanizëm që po kontrollon  narrativën historike dhe politike të vendit, me qëllim rishkrimin e saj.

Në vend se të raportojnë te Kuvendi i Kosovës  përfaqësues të këtij mekanizmi të padenjë dhe të padrejtë takohen me diplomatë në përpjekje për të mbajtur të fshehur të vërtetat e procesit.

Nuk ka dyshim se ky mekanizëm  i padrejtë  është shëndrruar në një proces që përçon mesazhe të rrejshme më arenën ndërkombëtare për historinë e Kosovës, duke shkaktuar kështu neveri të jashtëzakonshme te shqiptarët e këtij vendi që sakrifikuan çdo gjë për lirinë tonë.

Tanimë është evidente që ky proces ndaj UÇK-së është një fushatë që ka për qëllim të dobësojë çdo mundësi të kthimit të Kosovës në një shtet normal, stabil e të pavarur, duke përdorur një formë të padrejtë të drejtësisë për të mbajtur gjithçka nën kontrollin e pushteteve të huaja anti-Kosovë.

Por kjo nuk do të zgjas pafundësisht. Pasi këtë proces e rrëzuan faktet, kjo gjykatë shpejt do të rrëzohet përballë dëshirës së palëkundur të këtij populli për liri e drejtësi. Asgjë nuk ka mund ta rrëzoj krenarinë dhe dinjitetin e këtij populli. Këtë nuk mund ta bëjë as kjo gjykatë!

Hashim Thaçi e Kadri Veseli janë të papërkulur, sepse historia e lirisë së Kosovës nuk mund të shuhet apo rishkruhet kurrë.

Fatkeqësisht, Albin Kurti e Vjosa Osmani  kanë dëshmuar se janë pjesë e agjendave anti-UÇK me qëndrimet apo edhe heshtjen rreth proceseve të padrejta të kësaj gjykate. Arsyet i dijnë vetëm këta dy, por shpejt do i kuptojmë edhe ne të tjerët 😁 !

MOS U TUTNI!

Shpërndaje në: