Kasper Schmeichelin e shpërqëndruan para penalltisë së Harry Kane me laser

Pas 55 viteve vuajtje, Anglia është më në fund në një finale të rëndësishme.
Anglia u takua me Danimarkën në ‘ëembley’ në gjysmëfinale dhe arriti që disi të triumfojë 2-1 pas 120 minutave lojë, transmeton Periskopi.
Një penallti e konkretizuar nga Harry Kane në vazhdime, ia dhuroi triumfin ‘Tre Luanëve’.
Në fakt, Kasper Schmeichel fillimisht priti gjuajtjen e Kane por, nga topi i kthyer, sulmuesi i Tottenhamit qëlloi rrjetën.
Mirëpo, tash janë publikuar pamje neveritëse teksa shihet Schmeichel duke iu vënë drita e laserit në sy. /Periskopi.com/