Karton i kuq idiotesk: Porto mund të eleminohet nga CL për shkak të këtij gjesti të panevojshëm nga Taremi
Porto është në rrugë të mirë të sigurojë kualifikimin në cerekfinale të Champions Leagues, por gjërat janë komplikuar në ndeshjen e dytë kundër Juventusit, shkruan Periskopi.
Me rezultatin 1-1 në Torino – ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1 në favor të Portos – Taremi e la në baltë skuadrën e vetë.
Ai mori një karton të dytë të verdhë krejtësisht të panevojshëm, vetëm sepse nuk arriti ta përmbante frustrimin.
Në një moment, ai goditi topin jashtë vijave pasi gjyqtari fillimisht e kishte ndalur lojën dhe kjo ia siguroi atij përjashtimin.
Shikoni më poshtë.