Karriera e Zlatan Ibrahimovicit mund të ketë marrë fund në futboll pas këtij skandali
Zlatan Ibrahimovic raportohet se po përballet me tre vite pezullim nga futbolli, që do ta detyronte atë të pensionohej nga futbolli.
Sulmuesi suedez, i cili mbush 40-vjet në tetor, është në rrezik të mbyll karrierën në rrethana kontraverse, transmeton Periskopi.
‘The Sun’ shkruan se gazeta suedeze ‘Aftonbladet’ po raporton se Zlatan mund të jetë futur në telashe të mëdha pasi investoi në një kompani bastesh në Maltë.
Ibrahimovic zotëron 10 përqind të ‘Bethard’, një kompani bastesh me zyra në Maltë.
Mirëpo, FIFA dhe UEFA ndalon që lojtarët të marrin pjesë në biznese që kanë interese financiare nga kompanitë e basteve.
‘The Sun’ shton se rregullorja e FIFA-s thotë se kushdo që shkel këto rregulla përballet me gjobë dhe pezullim nga futbolli për një periudhë kohore maksimum tre vite.
Raporti origjinal gjithashtu raporton se Federata Suedeze e Futbollit ka qenë në dijeni që tri vite për këtë cështje dhe pikërisht për këtë arsye veterani nuk u ftua në Kupën e Botës.
Zlatan u pensionua nga Kombëtarja më 2016, para se të rikthehej befasisht në mars.
Pavarësisht moshës së shtyer, sulmuesi është golashënues efektiv dhe në 25 paraqitje për Milanin këtë sezon, ka shënuar 17 gola. /Periskopi.com/