Karriera e Faruk Begollit përmes fotografive
Sot familjarët, miqtë, artistët e dashamirët po e kujtojnë aktorin Faruk Begolli në 10-vjetorin e ikjes së tij nga kjo botë.
Shumë prej studentëve e bashkëpunëtorëve të tij kanë shpalosur përmes rrjeteve sociale kujtimet me Begollin dhe kanë folur për rolin e tij në kinematografinë e Kosovës.
Zëri.info ju sjell disa fotografi që e paraqesin Faruk Begollin në periudha të ndryshme të karrierës së tij, përfshirë këtu pamje nga filmat “Dervishi dhe Vdekja”, “Të ngujuarit”, “Dashuria e bjeshkëve të Nemuna” etj.
Ne sjellim gjithashtu edhe një fotografi të rrallë të vitit 1947, ku aktori shihet si fëmijë, hipur mbi një lodër.
Fotot janë marrë nga faqja Albanian vintage photography, people, cities, culture and history.
Edhe një dekadë pas vdekjes Faruk Begolli mbetet i pazëvendësueshëm në kinematografinë shqiptare. Ai me paraqitjet e tij artistike i ka dhënë shumë skenës së teatrit dhe ekranit të filmit. /ZËRI/