Karriera e Eriksenit me Interin merr fund: E pamundur të marrë aftësinë sportive në Itali
Krishtlindja e ardhshme mund të jetë paksa e trishtueshme për Christian Eriksen, ndoshta edhe e para si ish-lojtar i Interit. Në ditët në vijim, në fakt, pritet konfirmimi zyrtar nga Coni për pamundësinë e mjekëve italianë për t’i dhënë aftësinë sportive mesfushorit fatkeq danez. Sipas rregullave në Itali, defibrilatori nën lëkurë, të cilin danezi u detyrua ta vendoste pas infarktit që e goditi në Kampionatin e fundit Europian, nuk e lejon ligjërisht të kthehet në fushë.
Kështu që në janar mund të mbërrijë përfundimi i kontratës që e lidh atë me zikaltrit për të gjetur një ekip dhe një kampionat të ri që do t’i lejojë të rikthehet në fushë. Sepse Eriksen dëshiron të luajë përsëri dhe e para që ka bërë përpara për lojtarin është Odense.
Prej disa kohësh emri i Odenses është përmendur si destinacioni i tij i ardhshëm ose edhe Eredivisie në Holandë, ku Eriksen do të rishfaqej sërisht pasi më herët kishte shpërthyer me fanellën e Ajax. Nga ana tjetër, Heshtarët janë interesuar gjithashtu për situatën e tij, por gjithësesi duket sikur nuk janë të gatshëm të bëjnë lëvizjen vendimtare për të sanksionuar rikthimin e tij.