Karnavalet e Shkodrës, tradita që lidh rrënjët historike e kulturore të qytetit
Për ora të tëra, qyteti është kthyer në një ambient festiv me pjesëmarrjen e të gjitha moshave.
Dhjetëra fëmijë dhe të rritur ndoqën paradën tradicionale të dordolecit në rrugët e qytetit të Shkodrës ,ku në fund u bë dhe djegia si simbolikë për largimin e fenomeneve negative të shoqërisë .Grupi i organizatorëve kishin konceptuar aktivitete të shumta kulturore të shtrira në 4 ditë ,që zgjatën dhe këto festime karnavalesh në qytetin e Shkodrës.
Kjo festë prej vitesh e ka bërë Shkodrën të veçantë edhe këtë vit atmosfera e festive me angazhimin e artistëve u përcoll me shumë interes. Ndërkohë nga viti në vit, këto festime po tërheqin vëmendje jo vetëm për qytetarët shkodranë por dhe më gjerë.
Përveçse si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla. Tradita e festimit të karnavaleve në Shkodër daton që në 1860, për tu ndërprerë gjatë periudhës moniste e për tu rikthyer pas shembjes së këtij sistemi.
Karnavalet e Shkodrës gjithnjë kanë dhënë një imazh spontan por të lidhur në mënyrë konkrete me rrënjët historike dhe kulturore të këtij qyteti.