Karma sulmon brutalisht CR7: Kishte injoruar keq yllin gjerman kur ia kërkoi fanellën, sot u mbajt në xhep të vogël nga ai

Karma sulmon brutalisht CR7: Kishte injoruar keq yllin gjerman kur ia kërkoi fanellën, sot u mbajt në xhep të vogël nga ai

Robin Gosens njëherë kishte kërkuar fanellën nga Cristiano Ronaldo, pas një ndeshjeje mes Atalantas dhe Juventusit.

Pesë herë ‘Topi i Artë’ madje as që e shikoi gjermanin në sy, teksa i tha jo.

”Isha totalisht i turpëruar,” shkroi më vonë Gosens në autobiografinë e tij. ”U largova duke u ndjerë i vogël,” transmeton Periskopi.

Takimi i tij i fundit me Ronaldon shkoi shumë më mirë.

Në fakt, ai u shpall ‘Lojtari i Ndeshjes’, teksa Gjermania mposhti Portugalinë 4-2 në ndeshjen e dytë të grupit në Euro 2020. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: