Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 nga UEFA

Karim Benzema shpallet lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 nga UEFA

Karim Benzema është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2021/22 nga UEFA pas rolit të tij kyç në triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Benzema ishte golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, duke shënuar 15 gola, duke përfshirë hat-trick kundër Paris Saint-Germain dhe Chelsea..

Në garë ishin edhe Thibaut Courtois, portieri i Real Madridit dhe Kevin De Bruyne, mesfushori i Manchester Cityt, mirëpo Benzema ishte i preferuari i votuesve.

34-vjeçari, Karim Benzema ishte favorit për të fituar çmimin, ndërsa para pak çasteve erdhi edhe konfirmimi nga UEFA deri gjatë shortit për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2022/23.

Shpërndaje në: