Kaq tifozë shqiptarë do të jenë në Islandë për ta përkrahur Kombëtaren
Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimin ndërmjet Islandës dhe Shqipërisë, duel ky në edicionin e ri të Ligës së Kombëve.
Tifozët shqiptarë nuk do të mungojnë as në këtë ndeshje.
Sipas raportimeve nga mediat në Shqipëri, thuhet se në Islandë do të jenë rreth 400 tifozë shqiptarë.
Kujtojmë se Shqipëria do të jetë pa Armando Brojën, Myrto Uzuni dhe Rei Manaj.
I pari është me COVID-19 ndërsa dy të tjerët janë të dëmtuar.