Kaq te frustruar nuk e keni parë, Ronaldo nuk u përmbajt kur gjyqtari nuk akordoi penallti në minutat e fundit

Kaq te frustruar nuk e keni parë, Ronaldo nuk u përmbajt kur gjyqtari nuk akordoi penallti në minutat e fundit

Juventusi pësoi me rezultat 2-1 nga Porto në sfidën e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa Cristiano Ronaldo reagoi ndaj gjyqtarit që nuk akordoi penallti pas një ndërhyrje ndaj tij.

Bianconerët e humbën ndeshjen e parë në Estadio do Dragao, megjithatë në minutat e fundit ekzistoi një situatë e dyshimtë kur portugezi u rrëzua në zonë.

Superylli i Zonjës së Vjetër e ndali topin dhe e ktheu prapa, kurse në momentin e rrotullimit për ta pranuar, Zaidu Sanusi ndërhyri duke e rrëzuar.

Gjyqtari spanjoll, Carlos del Cerro Grande, e vazhdoi lojën, ndërsa as përgjegjësi i VAR-it, Alejandro Hernandez, nuk ndërhyri.

Ronaldo nuk ishte aspak i kënaqur me këtë vendim dhe është parë duke bërtitur kundrejt tij, si dhe ka debatuar pas fishkëllimës së fundit.

Në anën tjetër, ish-trajneri i Juves, Fabio Capello dhe legjenda Alessandro Del Piero, kanë deklaruar në Sky Sport Italia se ishte penallti e qartë.

Shpërndaje në: