Kaq para do të fitojnë skuadrat italiane nëse shkojnë në gjysmëfinale

Kaq para do të fitojnë skuadrat italiane nëse shkojnë në gjysmëfinale

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve është shumë afër dhe tri ekipe italiane do të luajnë në të – Milan, Inter dhe Napoli – të cilat janë gati që të kalojnë në gjysmëfinale

Të tri skuadrat e Serie A janë në të njëjtën anë linjë të ndeshjeve, me Milan që do të luajë kundër Napolit dhe Interi që do të luajë kundër Benficas. Vizitorët e këtyre dy skuadrave do të përballen në gjysmëfinale, për të kërkuar rrugën për në finale.

Të tri skuadrat tashmë kanë fituar miliona pas paraqitjes së mirë këtë sezon në Ligën e Kampionëve, me Napolin që ka fituar më së shumti, 77.95 milionë euro, Malani dhe Interi kanë fituar më pak, 71.41 milionë euro e para kurse zikaltërit 68 milionë euro dhe fitorja në çerekfinale do ia rrisë atyre të ardhurat dhe të hyrat.

Calcio e Finanza ka treguar se kalimi i çerekfinales së Ligës së Kampionëve ka vlerën e 12.5 milionë euro, një shumë e rëndësishme për të trija skuadrat para merkatos së verës.

Nëse Napoli mposht Milanin, ata do të fitojnë 91.14 milionë euro, por nëse ata humbasin atëherë Kuqezinjtë do të arkëtojnë 84.6 milionë euro në total. Nëse Interi mposht Benfican ata do të fitojnë 81.74 milionë euro, një shumë e mirë kjo për të përmirësuar pozitën e tyre delikate financiare.

Shpërndaje në: