Kaq mund ta ketë pagën trajneri i ri i Kosovës
Kombëtarja e Kosovës në futboll u bë me trajner të ri.
Të shtunën, zyrtarisht në krye të shtabit teknik të “Dardanëve” u prezantua gjermani Franco Foda.
Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Një nga temat që u diskutua, është edhe çështja rreth pagës së 57-vjeçarit.
Foda do të paguhet rreth 400 mijë -450 mijë euro në vit bashkë me stafin.
Kështu deklaroi gazetari i sportit, Arlind Sadiku.
“Sipas informacioneve të mija, paga vjetore do të jetë rreth 400-450 mijë euro, së bashku me stafin”, tha ai.