Kaq herë duhet t’i vishni rrobat përpara se t’i lani

Kaq herë duhet t’i vishni rrobat përpara se t’i lani

Sigurisht mbathjet nuk bëjnë pjesë në listën e rrobave që mund të vishen sërish pasi janë hequr dhe kjo për çështje higjiene.

Një palë xhinse të mira duhen larë pasi të vishen 3 deri në 5 herë. Kështu ato nuk do të humbasin ngjyrën dhe nuk do të vjetrohen shpejt.

Bluzat duhen larë pas një here të veshur, për të shmangur kështu erën e pakëndshme të djersës. Por, nëse nuk keni djersitur dhe nuk i keni mbajtur gjatë veshur herën e parë, një e veshur për herë të dytë mund të tolerohet.

Fustanet dhe kryesisht ato të mbrëmjes janë më delikatë. Kështu që mos i lani menjëherë pasi t’i hiqni, për të mirën e gardërobës tuaj merrni në konsideratë t’i mbani edhe një herë veshur.

Pasi t’i keni veshur 3 ose 4 herë, atëherë mund t’i lani jelekët. Në se i fusni më shpesh në rrobalarëse, atëherë dijeni se po i prishni kot.

Edhe çorapet, njësoj si mbathjet për çështje higjiene duhen larë pas çdo përdorimi.

Për të shmangur erën e pakëndshme të djersës njësoj duhet vepruar edhe me veshjet sportive.

Ndërsa pizhamet duhen larë pasi të jenë veshur 3- 4 herë.

Këpucët sa herë që të bëhen shumë pis.

Fundet dhe pantallonat në materiale të tjera përveç xhinsit, duhen larë pasi të vishen 3 herë.

Shpërndaje në: