Kapja e KPM-së në kohë fushate, Zogaj: Strategji autoritare e pushtetit në panik
Analisti Petrit Zogaj ka analizuar veprimet e fundit të kryeministri Albin Kurti.
Duke e komentuar zgjedhjen e kryetarit të ri të KPM-së, Zogaj ka vlerësuar se kjo është pjesë e strategjisë autoritare të pushtetit, i cili, sipas tij, është në panik.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se paniku për humbjen e pushtetit ka filluar ta bëjë Qeverinë agresive.
“Strategjia autoritare e pushtetit ne panik. 1. Bojkoto mediat/debatet. 2. Organizo fushate kunder medias: quaj fake neës, kerko mos me i percjelle debatet, perpiqu me i denigru njerezit ne studio. 3. Kapja politike e KPM-se. Ndrysho kryetarin kunderligjshem ne kohe fushate. 4. E fundit qe pritet me ndodhe eshte perdorimi i KPM-se kunder mediave gjate ketyre javeve te fushates. Paniku per humbje te pushtetit ka filluar t’i beje me agresiv”, ka shkruar Zogaj.