Kapiteni i Rumanisë nuk e do Kosovën më në grup

Kapiteni i Rumanisë nuk e do Kosovën më në grup

Kapiteni i Rumanisë, Nicolae Stanciu, nuk dëshiron tjera përballje me Kosovën. Gjasat për një përballje tjetër në mes të Kosovës dhe Rumanisë janë të mundshme. 

Shorti për Kupën e Botës 2026 do të tërhiqet më 13 dhjetor. Dhe me shumë mundësi Kosova do të jetë vetëm në vazon e katërt, kurse Rumania në vazon e dytë. Nga vazoja e katërt, Stanciu uron të mos u bie Kosova, kurse preferon të shmangë edhe Zvicrën, ku kapiten është kosovari Granit Xhaka.

Zvicra ka edhe tjerë shqiptarë që ftohen herë pas herë.

“Nga vazoja e katërt, të gjitha vetëm Kosova jo. Të gjitha skuadrat janë afërsisht të niveli të njëjtë, përveç Kosovës dhe ndoshta pak edhe Bullgarisë. Mua më Bullgaria dhe Kosova janë pak më lart se të tjerat në vazon e katërt”, ka thënë Stanciu për “DigiSport”.

Përballjet në mes të Kosovës dhe Rumanisë janë përcjellë me shumë incidente në tribuna. Të mërkurën UEFA e regjistroi ndeshjen e ndërprerë me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të Rumanisë, ndërsa gjobiti federatën rumune me plot 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues. FFK-në e dënoi me 6 mijë euro.

Shpërndaje në: