Kapilarët e kuq në fytyrë, si t’i trajtoni
Kapilarë të zgjeruar, ngjyrë e kuqërremtë e lëkurës së fytyrës? Me siguri janë një fenomen shumë i pakëndshëm, më saktë shqetësues për shumë njerëz, e veçanërisht për femrat, të cilat janë më të ndjeshme në këtë pikë.
Megjithatë, ka disa alternativa natyrale që janë shumë të efektshme në trajtimin e kapilarëve të zmadhuar dhe skuqjes së theksuar të lëkurës.
Përbërësit që ju vijnë në ndihmë janë lehtësisht të gjendshëm dhe për më tepër nuk kanë shumë kosto.
DOMATE JESHILE
Prejini domatet në feta dhe vendosini në zonën ku keni skuqje të lëkurës apo kapilarë të zgjeruar.
Lërini të veprojnë për rreth 3 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Aplikoni në fund një krem ushqyes për fytyrën.
Këtë mund ta bëni për rreth 10 ditë në mënyrë që të veprojë mbi lëkurën e fytyrës.
MAJDANOZI
Merrni një grusht majdanoz dhe vendosini në një tenxhere me rreth 100 ml ujë të nxehtë lërini në të përreth gjysmë ore dhe më pas kullojeni ujin me anë të një kullese.
Shtoni në të edhe 50 ml qumësht dhe trazojini që të kombinohen.
Zhysni në të një peshqir të butë, shtrydheni dhe vendoseni në pjesët problematike të fytyrës.
Mbajeni për rreth 20 minuta.