Kapet në Morinë 44-vjeçari kosovar me 19,000 euro të padeklaruara

Kapet në Morinë 44-vjeçari kosovar me 19,000 euro të padeklaruara

Policia Kufitare në Morinë ka ndaluar një 44-vjeçar nga Kosova, i cili tentoi të hynte në Shqipëri me një shumë prej 19,000 eurosh të padeklaruara.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë Kufitare, bazuar në analizën e riskut, ndaluan për kontroll të detajuar në vijë të dytë një automjet Audi A8, në të cilin ishte pasagjer shtetasi V. B., 44 vjeç, banues në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Gjatë kontrollit fizik, tek ai u gjetën 19,000 euro që nuk ishin deklaruar konform ligjit.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj shtetasit V. B., është iniciuar procedim penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma e parave është sekuestruar. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme.

Policia Kufitare vijon kontrollet intensive në kufi për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë.

Shpërndaje në: