Kapet në flagrancë gjakovari fajdexhi, Policia ia gjen 10 mijë euro në shtëpi

Kapet në flagrancë gjakovari fajdexhi, Policia ia gjen 10 mijë euro në shtëpi

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim edhe me Sektorin Rajonal të Hetimeve në Gjakovë ka zhvilluar një aksion që rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për fajde.

Me zbatimin e masave të veçanta hetimore, i dyshuari është arrestuar në flagrancë duke marrë pagesat e kamatës nga viktima.

Lidhur me rastin, me urdhëresë të gjykatës është zhvilluar bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

  • 10.000 euro para të gatshme
  • një telefon
  • një veturë me targa vendore
  • si dhe fletore dhe dëshmi të tjera relevante për rastin.

Me urdhër të prokurorit, personi i dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Shpërndaje në: