Kapet hajni i dyshuar për vjedhjen e gomave dhe bandazheve të motoçikletave

Kapet hajni i dyshuar për vjedhjen e gomave dhe bandazheve të motoçikletave

Me datën 11.05.2024 rreth orës 17:30 policia e stacionit në Ferizaj  kishte pranuar një informatë se në rrugën ” Enver Topalli” në Ferizaj ishte një rast i vjedhjes së motoçikletës.

Pas një pune hetimore, policia njofton se identifikuar të dyshuarin H.B (M/K) i moshës 36 vjeçar, i cili dyshohet që veç vjedhjes së motoçikletës, nga muaji mars i vitit 2024 kishte kryer edhe 12 vjedhje tjera nëpër disa rrugë të Ferizajt, kryesisht kishte vjedhur  goma dhe bandazhe të rrotave për makina.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues,  në prani të avokatit mbrojtës ka pranuar se i ka kryer vjedhjet. Me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, njofton policia

Shpërndaje në: