Kapet duke vjedhur në Ferizaj shtetasi i Shqipërisë, policia e arreston
Arrestohet një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, ndërsa dyshohet edhe për disa vjedhje tjera të kryera në Ferizaj
Të shtunën, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në flagrancë për vjedhje të rëndë në tentativë, i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera.
“Rreth orës 03:55 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë, se në rrugën “Gjon Serreqi ” në një lokal afarist një person kishte depërtuar me forcë dhe ishte në proces të vjedhjes. Ekipe të policisë menjëherë janë nisur në drejtim të rrugës ” Gjon Serreqi” dhe kanë arritur që ta rrethojnë zonën dhe lokalin, ndërsa në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin E.D, mashkull, shtetas i Shqipërisë, i moshës 28 vjeçar dhe e kanë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj”, njofton Policia.
Derisa, në stacionin e policisë në Ferizaj nga disa qytetarë janë raportuar edhe katër raste të vjedhjeve të rënda në lokale të ndryshme afariste, të cilat kanë ndodhur gjatë natës në rrugët “Enver Topalli”, ” 12 Qershori” dhe ” Gjon Serreqi” dhe të cilat dyshohet se i ka kryer i dyshuari i arrestuar E.D.