Kapërcimi i vaktit të mëngjesit rrit rrezikun nga sëmundjet

Kapërcimi i vaktit të mëngjesit rrit rrezikun nga sëmundjet

Kapërcimi i mëngjesit rrit rrezikun e krijimit të yndyrës, kolesterinës dhe pllakës në arteriet, të cilat mund të çojnë në sëmundje të ndryshme, duke përfshirë ato të zemrës.

Shkencëtarët britanikë në Universitetin e Batu dhe Nottingham studiuan 49 persona të rritur, 20 prej të cilëve kishin mbipeshë dhe 29 peshë normale. Detyra ishte të hanin mëngjes çdo ditë në ora 11 ose të paktën 12.

Shkencëtarët matën sheqerin në gjak dhe sekretimin e insulinës pas mëngjesit. Në fakt, pa sekretimin e insulinës nuk ka mundësi për ruajtjen e sheqerit nga gjaku në indin yndyror, dhe rezultatet treguan se kapërcimi i vaktit të mëngjesit pengon këtë proces.

Nëse niveli i sheqerit është përafërsisht konstant, trupi do të ketë energji të mjaftueshme për funksionimin normal, dhe mëngjesi është vakti kryesor që do t’i japë trupit nivelin e nevojshëm të sheqerit për të kryer të gjitha detyrat. Kapërcimi i vaktit të mëngjesit gjithashtu përbën një rrezik për drekë apo darkë, pasi trupi do të kërkojë kompensim.

Mëngjesi i rregullt mbron kundër akumulimit të yndyrave dhe pllakave në arteriet dhe zhvillimin e kolesterinës, ndërsa nga ana tjetër ndihmon në humbje peshe dhe përmirëson përqendrimin dhe kujtesën.

Sindroma metabolike është një term mjekësor për kombinimin e diabetit, presionit të lartë të gjakut dhe obezitetit, që mund të shkaktojë rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe sulmit në tru, transmeton KosovaPress.

Të rinjtë që injorojnë mëngjesin, kanë 68 për qind më shumë rrezik për të vuajtur nga një sindromë metabolike. Studiuesit gjithashtu konsideruan një numër faktorësh socio-ekonomikë dhe zakone të tjera jetese të adoleshentëve, por përfunduan se mëngjesi ishte treguesi më i fortë./KosovaPress/

Shpërndaje në: