Kapen rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroport, kaq është vlera

Kapen rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroport, kaq është vlera

Dogana e Kosovës njoftoi se ka ndaluar një sasi të padeklaruar prej 1 kg ari.

Sipas njoftimit vlera e arit të ndaluar është mbi 59 mijë euro.

“Gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante. Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 €”, thuhet në njoftim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori.

“Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës.Përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana e Kosovës luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në: