Kaos para shitores zyrtare të PSG – radhë të gjata për ta blerë fanellën e Messit
Qyteti i Parisit ka gjithë vëmendjen e mundshme kah Lionel Messi.
Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Lionel Messi, është transferuar te skuadra e Paris Saint Germain, duke bërë që klubi të jetë në festë tash e dy ditë.
Interesimi për Leon është aq i madh, saqë për të u organizuan pritje të mëdha edhe në aeroportin e qytetit.
Me t’u zbuluar numri të cilin Messi do ta mbajë në fanellë, tifozët janë drejtuar kah shitorja zyrtare e klubit, përcjell Periskopi.
Meqë në versionin ‘online’ të gjitha fanellat janë shitur, tifozët kanë dalë për të provuar fatin e tyre që të sigurojnë një fanellë të Leos.
Radhët janë bërë aq të gjata saqë po pengojnë edhe hyrjet për në stacionet e metrosë. Më poshtë mund t’i shihni pamjet. /Periskopi/
The queue outside the official PSG shop at the Champs-Élysées to buy a Lionel Messi shirt. (?@RemyBuisine) pic.twitter.com/Bh5QeIesUv
— Get French Football News (@GFFN) August 11, 2021