Kaos në ndeshjen Lazio – Torino, ekipi i Mërgim Vojvodës nuk udhëton fare në Romë
Takimi Lazio – Torino është caktuar nga Federata Italiane të zhvillohet sonte nga ora 18:30.
Por ekipi i Torinos nuk ka udhëtuar fare në Romë, pasi disa futbollistë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kërkesën e klubit të Mërgim Vojvodës, nuk e ka përfillur Federata për ta shtyrë ndeshjen.
Lojtarët e Lazios do të dalin në fushë dhe takimi pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar 3-0, siç kishte ndodhur vitin e kaluar me duelin Juventus – Napoli.
Megjithatë, gjykata ia kishte hequr pikët Juventusit dhe pati vendosur për të luajtur ndeshjen në një datë tjetër.
Kështu pritet të ndodhë edhe me fatin e Lazio – Torino.