Kaos në konferencën e parë për shtyp të Portugalisë – Numër i madh i gazetarëve shkojnë për ta përcjellur

Kaos në konferencën e parë për shtyp të Portugalisë – Numër i madh i gazetarëve shkojnë për ta përcjellur

Tërë kjo ndodhi gjatë stërvitjes së parë të Kombëtares portugeze në Katar.

Dita e parë e Portugalisë në Katar ka qenë e çmendur. Skuadra është vendosur pak më larg së 30 kilometra nga qendra e qytetit të Doha ku është duke u përgatitur për paraqitjen e tyre në Botëror, konkretisht në Qendrën Sportive Shahaniya.

Federata e Futbollit e Portugalisë ka ngritur një kamp izolimi për të siguruar që skuadra e Fernando Santos të shqetësohet sa më pak që është e mundur – së paku kështu ishte plani.

Megjithatë, intervista bombastike e Cristiano Ronaldos për gjendjen e tij në Manchester United ka prishur qetësinë në kampin stërvitor të Portugalisë. Në ditën e parë të konferencës për shtyp, ka qenë një kaos në Qendrën e Sporteve në  Shahaniya Sports.

Qindra gazetarë nga tërë bota kanë dëshiruar që ta përcjellin këtë konferencë të planifikuar të Portugalisë, por disa  prej tyre nuk kanë mundur të hynë pasi që nuk ishin plotësuar saktë kërkesat për akreditim tek Federata e Futbollit të Portigalisë (një hyrje që duhet të sigurohet 24 orë më parë).

Sigurimi që ishte bërë nga organizatorët e Botërorit u shkatërrua tërësisht me një numër gazetarësh të mediave të cilët dëshironin të hynin brenda.

Aty ishin disa media ndërkombëtare, sidomos spanjolle dhe angleze.

Derisa ata ishin ende në rrugë, lojtarët nuk mund të hynin brenda, disa gazetarë portugez e kuptuan se tërë kjo ishte “për shkak të intervistës së Cristiano Ronaldos”. Shumica e kuptuan se pritja ishte për të e jo për skuadrën e Fernando Santos.

Bernardo Silva ishte lojtari që u paraqit në konferencë për shtyp kurse më shumë së gjysma e pyetjeve ishin për CR7. “Informacionet që vinë nga Anglia nuk kanë të bëjnë asgjë me Kombëtaren portugeze. Nuk ndikojnë të unë, ndikojnë të Cristiano Ronaldo. Nuk do të komentoj asgjë për këtë”, ka thënë ai.

Në stërvitje, Cristiano Ronaldo u pa në fushë bashkë me Pepen. Ata luajtën me topin dhe pastaj morën pjesë në tri stërvitje të organizuara nga Fernando Santos. Cristiano qëndronte në njërin skaj, kurse në skajin tjetër, larg ti, Bruno Fernandes.

Shpërndaje në: