Kanosja e prokurorit në zyrën e tij në Prishtinë, Prokuroria jep detaje
Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur një prokuror në zyrën e tij, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast për KosovaPress, ka dhënë detaje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.
Laureta Ulaj, ka thënë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), më konkretisht ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Ulaj.