Kane: Unë dua të luaj me De Bruyne, ai është ëndrra e çdo sulmuesi

Kane: Unë dua të luaj me De Bruyne, ai është ëndrra e çdo sulmuesi

Harry Kane ka thënë se ai dëshiron të qëndrojë në Premier League dhe ka pranuar interesimin nga Manchester City duke emëruar “ëndrrën e çdo sulmuesit” Kevin De Bruyne si lojtarin me të cilin do të donte më shumë të luante.

City mendohet të jetë në radhë të parë nëse Kane largohet nga Tottenham këtë verë, me kapitenin e Anglisë që ka thënë se dëshiron të ketë një “bisedë” me klubin për të ardhmen e tij dhe këmbëngul se ai do të vendosë fatin e tij, jo kryetari i Spurs, Daniel Levy.

Kane, i cili mbushë 28 vjeç në korrik, ka tre vjet të mbetura në kontratën e tij me Spurs por zyrtarisht ka kërkuar të largohet nga klubi i tij i fëmijërisë dhe beson se ai ka një marrëveshje me Levy-n për ta lejuar atë të transferohet tek një klub tjetër për një ofertë të bujshme.

City është ndër të paktat klube me burimet financiare të mjaftueshme  për të blere “Uraganin Kane” dhe ata do të bëjnë çdo gjë për ti bindur drejtuesit e klubit të Tottenham-it./Periskopi

Shpërndaje në: