Kanë kaluar saktësisht dhjetë vite prej kur Rooney luti Xavin që të ndalte hovin në finaln e CL
28 maj 2021 markon përvjetorin e dhjetë të fitores 3-1 të Barcelonës kundër Manchester Unitedit në finalen e Champions Leagues më 2011 në ‘ëembley’.
Skuadra e Pep Guardiolas thjesht luajti më mirë se rivlai anglez dhe cementoi statusin si një prej skuadrave më të mira të të gjitha kohëve, transmeton Periskopi.
Pedro hapi llogarinë e golave në minutën e 27-të para se ëayne Rooney të barazonte më vonë.
Goli i Lionel Messit nga jashtë zona herët në pjesën e dytë riktheu epërsinë e dy golave të Barçës.
David Villa pastaj ia vulosi fitoren blaugranëve me një finish brilant në 20 minutat e fundit.
Rooney ishte qartazi lojtari më i mirë i Unitedit atë natë.
Përveç që shënoi golin e barazimit, sulmuesi punoi pa pushim përgjatë tërë natës, siç tregojnë edhe pamjet e mëposhtme.
Wayne Rooney v FC Barcelona (2010-2011 UCL Final).
Another “controversial” thing for many, but not for me, Rooney was better than Messi in that final.
In the context of each team etc, the players, Rooney performed greater.
One man team.
pic.twitter.com/mLeETqU9xq— Darrillá Gutirréz Migueroz? (@DG_Migueroz) May 28, 2021
Dhe, në librin e Andres Iniestas më 2016, Xavi zbuloi bisedën e tij gjatë ndeshjes me sulmuesin anglez.
”Rooney erdhi tek unë në fund të ndeshjes,” tha Xavi në librin ‘Artisti’.
”Duhet të ketë qenë rreth minutës së 80-të, diçka ashtu.
”Dhe ai më tha mua: ‘Kjo mjafton. Ju fituat. Mund të ndaloni së lëvizuri topin rrotull tash.” /Periskopi.com/