Kanë kaluar 150 vite prejse është publikuar për herë të parë ‘Krim dhe ndëshkim’.

Kanë kaluar 150 vite prejse është publikuar për herë të parë ‘Krim dhe ndëshkim’.

Romani i mjeshtrit të madh rus dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, Fyodor Mikhailovich Dostoyevsky, ka ndikuar në një numër të madh të artistëve – nga shkrimtarët e deri te piktorët – e përveç si realizim letrar, ‘Krim dhe ndëshkim’ ka edhe rëndësi të madhe në politikën bashkëkohore.

Ngjarja është ndërtuar rreth një studenti të varfër Rodion Raskolnikov, i cili e vret plakën fajdexhi. Pjesërisht, ai këtë e kyen për të dëshmuar idenë se njerëzit e jashtëzakonshëm, siç është Napoleoni, nuk janë të detyruar që patjetër të rrespektojnë ligjin. Përveç kësaj, fajdexhia është një “e poshtër” vdekja e së cilës nuk do të bëjë dëm, por përkundrazi, do t’i kontribuojë shoqërisë, transmeton gazetametro.net.

Mirëpo, problemi krijohet kur në momentin e vrasjes së fajdexhies, në dhomë hyn motra e saj më e re dhe zemërmirë. Raskolnikov e vret edhe atë, pa menduar shumë. Nga ai moment Raskolnikov gradualisht desintetizohet, dhe dalin në sipërfaqe pasojat e padëshirueshme të ideve të tijë, të krijuara nën ndikimin e Hegelit dhe Bentamit.

a

EKONOMIA DHE LIBERALIZMI

‘Krim dhe ndëshkim’ është një nga romanët e parë psikologjik, e përveç kësaj është edhe i ngjyrosur me idetë dhe kontekstin politik. Ai paraqet reflektimin kundër liberalizmit ekonomik. Raskolnikov është i hutuar sepse në kokën e tij gjithmonë paraqiten idetë liberale dhe mendimet të cilët revoltohen kundër tyre.

Liberalizmi në ‘Krim dhe ndëshkim’ është paraqitur nëpërmes të njërit prej personazheve më negative – nëpërmes të biznesmenit të pasur Luzhin. Kur Luzini njohëtohet me Raskolnikovin, Dostojevski në të vërtet dëshiron të tregojë “teorinë e rrjedhës” ekonomike, sipas të cilës i gjithë komoditeti i njerëzve të pasur “rrjedhin” nga varfëria e tjerëve përfundi tyre. Luzhin, si një njeri shumë i pasur, e shfytëzon varfërinë e motrës së Raskolnikovit të cilën dëshiron ta merr për grua.

Pandershmëria e ofertës së Luzhinit ishte pika e fundit që e shtyri Raskolnikovin kah vrasja. Në ndërkohë, pika kulminante e romanit – momenti kur Luzhin përpiqet t’i inskenojë gjoja vjedhjen Sonjës, mikes së ngushtë të Raskolnikovit – i ka shërbyer Dostojevskit të paraqes Luzhinin, e me këtë edhe liberalizmin ekonomik, në mënyrën me të  keqe të mundur.

POLITIKA E IDENTITETIT

Armiqësia të cilën Dostojevski ndiente ndaj liberalizmit ndoshta ishte joracionale, por ai ka arritë të përshkruaj dislokimin social dhe pskiologjik të cilin e kanë sjellur ndryshimet e shpejta ekonomike.

Të varfërit kryesisht te Dostojevski rrjedhin nga familjet e pasura të cilat kanë dështuar dhe kanë humbur statusin e vet në vorbullën e ndryshimeve politike. Pikërisht kjo kategori e njerëzve, ka sjellur Brexit’in dhe fitoren e Trump’it – një numër shumë i madhë i njerëzve të suksesshëm ka mbetur pa asgjë gjatë krizave të cilat kanë filluar në vitet e dymijë.

Dostojevski parashikon mënyrën me të cilën dislokimi i shkaktuar me ndryshimet ekonomike sjellë deri te identiteti politik, qoftë ai djathtist apo majtist.

Si Raskolnikov që ishte i humbur në rrethanat e reja të shoqërisë, u kthye në filozofinë mistike, ashtu edhe sot për shkak të rënjes së besimit në institucione dhe sistemin ekonomiko-politik, njerëzit kthehen kah i ashtuquajturi popullizëm.

Përshkrimi i tesioneve nëmes të dy individualëve, bashkësisë dhe modernitetit në ‘Krim dhe ndëshkim’,  të cilat përputhet me rrethanat e sotme politike dhe rëndësinë e  tyre, është i fortë edhe sot si në kohët kur është shkruar libri. Për këtë arsye, ‘Krim dhe ndëshkim’ në plotëkuptimin e fjalës , e paraqet një klasik jashtëkohor.

Vlen të përkujtohet se përkthimin e ‘Krim dhe ndëshkim’ në gjuhën shqipe , si edhe të veprave të tjera të Dostojevskit e ka bërë Fadil Bujari, doajen i gazetarisë dhe i përkthimit, përkthimet  këto të cilat edhe sot lexohen me ëndje nga adhuruesit mbarëshqiptarë të romaneve klasikë.

Shpërndaje në: