Kandidatja për deputete pretendon se pati manipulime të votave: E votova vetën por s’mu numërua

Kandidatja për deputete pretendon se pati manipulime të votave: E votova vetën por s’mu numërua

Kandidatja për deputete nga rradhët e “Lista për Familje”, Pranvera Xhaferi, ka hedhur dyshime mbi manipulimin me votat.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se kishte votuar vetën në qendrën e votimit ku ishte caktuar, por që as vota e saj nuk doli, duke u regjistruar si zero.

Votimi i saj ishte bërë në shkollën Mehmet Gjevori, në qendrën e votimit 1926.

Postimi i plotë:

Kam vënë re se vota ime, që kam dhënë për veten time, është keqpërdorur në procesin e zgjedhjeve në shkollën Mehmet Gjevori, qendra e votimit 1926, dhe është regjistruar si zero, edhe pse ishte e dhënë për veten time. Ky keqpërdorim ka lidhje me dyshimet për manipulimin e votave të mia. Pavarësisht kësaj situate, unë kam arritur të mbaj qintat e votave që më mbështetën dhe që qëndruan të palëkundura. Falënderoj sinqerisht çdo individ që ka besuar në mua dhe ka votuar për mua, dhe që ka qëndruar pranë meje gjatë këtij procesi të vështirë. Mbështetja juaj ka qenë një burim i madh frymëzimi dhe forcë për mua.

Shpërndaje në: