Kandidati për president i Real Madridit: Zidane nuk do të jetë më trajner i skuadrës

Kandidati për president i Real Madridit: Zidane nuk do të jetë më trajner i skuadrës

Real Madrid ka njoftuar më datë 1 prill se në klubin e tyre do të mbahen zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në gjithë këto ndryshime të fundit në klubin madrilien, njëri nga kandidatët presidencial ka thënë se Zidane nuk do të jetë trajner i klubit.

Enrique Riqueleme, ka thënë se Los Blancos preferojnë më shumë një trajner të profilit sikurse Jurgen Klopp.

“Zidane nuk do të jetë trajneri i ynë i ardhshëm”, ka thënë ai për COPE.

Florentino Perez mund të jetë për herë të fundit në këtë pozitë, kur e kishte ishte emëruar fillimisht në vitin 2009.

Shpërndaje në: