Kandidati për deputet, Ahmetaj: Albini me njerëzit e tij gjatë kësaj qeverisjeje e devijuan çdo proces progresiv

Kandidati për deputet, Ahmetaj: Albini me njerëzit e tij gjatë kësaj qeverisjeje e devijuan çdo proces progresiv

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka thënë se thënë se Vjosa Osmani gjatë këtyre viteve sa ishte presidente nuk e përfaqësojë unitetin e popullit, ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës, tregoi qartë se qeveria Kurti, ka qenë qeveri e dështuar.

“Kjo do të thotë se njerëzit pranë tij nuk kanë kurrfarë vlerash. Fjalimi (në Kuvend) i presidentes Osmani edhe pse me vonesë, tregoi qartë se ishte një shkëputje nga regjimi shtypës dhe deri-diku diktatorial i qeverisë Kurti e cila fund e krye ishte një qeveri e dështuar. Ajo e tha edhe vet se gjatë kësaj qeverie, Kosova është dëmtuar dhe izoluar duke i humbur aleancat dhe partnerët ndërkombëtar që kanë qenë në përkrahje të Kosovës. Albin Kurti mandatin e tij si kryeministër e ka përdorur më shumë për ta shkatërruar Kosovën sesa për ta udhëhequr atë drejt progresit. Tani më po shihet qartë se Albin Kurti ka manipuluar me pushtet dhe e ka sabotuar gjithsecilin që ka punuar në dobi dhe në progres të Kosovës”, ka shkruar Ahmetaj në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kurti me qeverisjen e tij i kanë bërë një dëm fatal Kosovës i cili përmirësohet me vështirësi.

“Albini me njerëzit e tij gjatë kësaj qeverisjeje e devijuan çdo proces progresiv dhe çdo ndihmë të partnerëve ndërkombëtarë. Gjatë mandatit të tij qeverisës me vetëdije të plotë e krijojë një strukturë mafioze e cila bëri destruktvitete të papara ndaj Kosovës gjatë qeverisjes së tij. Pos që e dëmtoi Kosovën, gjatë qeverisjes së tij Albin Kurti doli hapur në krah të VMRO-së duke i goditur të gjitha të arriturat e shqiptarëve gjerë më tani në Maqedoni”, ka shkruar Ahmetaj.

Afaristi Ahmetaj ka thënë se Albin Kurti dhe qeverisja e tij njihen edhe për një skandal tjetër të pariparueshëm, goditjen e pamëshirshme të komandantëve dhe strukturave të UÇK-së.

“Lufta e Albin Kurtit për pushtet gjatë këtyre viteve e ka dëmtuar secilin qytetar”, ka thënë Ahmetaj, i cili në listën e AAK-së mban numrin 109.

Shpërndaje në: