Kandidati i PDK’së për kryeministër, Bedri Hamza në vizitë në Washington
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza është pritur në Shtëpinë e Bardhë në Washington.
Periskopi merr vesh se Hamza tanimë ka përfunduar takimin e nivelit të lartë brenda Shtëpisë së Bardhë me Asistentin Special të Presidentit Biden, njëherësh edhe Drejtor për Europë të Keshillit Kombëtar të Sigurisë të Presidentit Biden, Ambasadorin Michael Carpenternë.
Ndërsa, ai pritet të zhvillojë takime edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Departamentit e Shtetit dhe me organizata joqeveritare e personalitete të shquara.
Ndryshe kjo vizitë e Hamzës ishte e paparalajmëruar.
Kjo vizitë e tij vjen në një periudhë ku Qeveria Kurti kritikohet çdo ditë për dëmtim të raporteve me aleatët. Një mesazh tjetër i rëndë erdhi pak më parë nga SHBA për Kurtin, i cili ka thënë se veprimet e pakoordinuara të kryeministrit po rrezikojnë mundësitë që SHBA, aleati më i madh i ka ndihmuar t’i krijojë Kosovës./Periskopi