Kandidati i AAK’së për deputet Ramush Ahmetaj, merr pjesë në darkën e fundvitit të FC Besa Peja

Kandidati i AAK’së për deputet Ramush Ahmetaj, merr pjesë në darkën e fundvitit të FC Besa Peja

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, i është bashkangjitur darkës së fundvitit të FC Besa Peja.

Ai ka përgëzuar në “Facebook” nismëtarët e këtij klubi në sukseset e mëtutjeshme

Postimi i plotë i tij:

FC Besa Peja mbrëmë organizoi darkën e fundvitit. E themeluar më 12 janar të vitit 2024, këtë vit garon në Ligën e Parë me synimin që vitin tjetër futbollin pejan ta përfaqësojnë në eliten e futbollit vendor. Si një nga aksionarët, në mesin e 100 të tjerëve, me këtë rast i përgëzova nismëtarët e këtij klubi në sukseset e mëtutjeshme. Sporti meriton vëmendje dhe përkrahje më të madhe nga institucionet e shtetit. Si kandidat për deputet për në parlamentin e ardhshëm, premtoj se do të jem zëri i fuqizimit të sportit.

Shpërndaje në: