Kanceri i zorrës: Parandaloni sëmundjen duke i kombinuar këto dy ushqime

Kanceri i zorrës: Parandaloni sëmundjen duke i kombinuar këto dy ushqime

Kombinimi kos me brokol mund të parandalojë – madje edhe të trajtojë – kancerin e zorrës, sugjeron një studim i ri. Hulumtuesit shkencorë nga Singapori kanë zbuluar se kosi i përzier me këtë “supeushqim” ka zhdukur 75% të tumoreve tek minjtë dhe më shumë se 95% të qelizave kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Brokoli përmban një substancë kimike që lufton kancerin (i quajtur sulforane), ndërsa kosi përmban probiotikë – bakteri që ndihmon për të mbajtur një balancë natyrale të organizmave në stomak dhe zorrë.

Bazuar te këto gjetje, hulumtuesit shkencorë besojnë se kosi me brokol është një “formulë për luftimin e sëmundjes”, që mund të përdoret për të parandaluar zhvillimin e kancerit dhe për të zhdukur qelizat kancerogjene pas heqjes me operacion të masës tumorale.

Duke përdorur teknika gjenetike shkencëtarët zhvilluan një probiotikë që u vendos në qelizat e kancerit të zorrës dhe sekretuan një enzimë për të konvertuar një substancë të gjendur te brokoli dhe perime të tjera të familjes së lakrës në agjentë potencial kundër kancerit.

Në testet e kryera u zhdukën pothuajse të gjitha qelizat kancerogjene të zhvilluara në laborator.

Më pas, kombinimi i kosit me këtë perime zhduki 75% të tumoreve te minjtë e prekur nga kjo sëmundje.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Shpërndaje në: