Kanceri po rritet gjashtë herë më shpejt te femrat
Kanceri te femrat po rritet gjashtë herë më shpejt sesa te meshkujt, për shkak të jetesës jo të shëndetshme.
Një analizë e re nga “Cancer Research UK” vlerëson se rastet e sëmundjes do të rriten me 3.2 për qind për femrat deri në vitin 2035, në krahasim me vetëm 0.5 për qind te meshkujt.
Zbulimet e botuara në “British Journal of Cancer” parashikon që rastet e kancerit të gjirit do të rriten 30 për qind nga 54 000 në vitin 2014, në 71 000 në vitin 2035.
Numri i rasteve vjetore me kancer ovarian do të rritet me 43 për qind nga 10,500 në vit, dhe kanceri kanceri i mitrës do të rritet 24 për qind në 11.500 raste në vit. Kanceri i mushkërive te femrat është parashikuar të rritet me 38 për qind në 30.000 raste në vit, ndërsa kanceri i mëlçisë me 3,400 raste në vit.
Ekspertët bëjnë thirrje për femrat që të marrin parasysh zbulimet dhe të ndryshojnë stilin e jetesës së tyre për të zvogëluar rrezikun.