Kanceri në tru mund të shërohet me viruse
Problemi i vetëm për shkencëtarët ishte si t’i vendosnin viruset në tumor, por patën sukses.
Kishte nëntë prej tyre, të gjitha në një rresht për operimin e gliomave dhe tumore të tilla të trurit te të cilat prognozat ishin shumë të këqija. Nuk kishte asgjë për të humbur, dhe kështu, pak ditë para operacionit, ata injektuan në damarët e gjakut përmes dozës me reoviruse.
Kur pas operimit hoqën tumorin dhe i analizuan, panë se në vetëm pak ditë tumoret me sa duket kishin pësuar një dëmtim në nivel qelizor, për shkak të “një arsyeje”, natyrisht.
Shkencëtarët nga Universiteti i Leeds dhe Instituti për Hulumtime të kancerit në Londër me këtë rast vërtetuan se viruse të zakonshëm, sikur ata që ndodhen në natyrë dhe nuk i sulmojnë kafshët apo bimët, mund të veprojnë si terapi imuniteti në trajtimin e tumoreve të trurit, transmeton KosovaPress.
Artikulli shkencor me detajet e këtij zbulimi fantastik u botua nga Science Translational Medicine.
Shkencëtarët janë të bindur se në këtë mënyrë mund t’i trajtojnë tumoret, pasi viruse janë treguar të infektojnë vetëm qelizat e tumorit dhe të mos prekin qelizat normale.
Problemi me tumoret e trurit deri tani ka qenë që besohej që viruset nuk mund të jenë në gjendje të depërtojnë nga damarët e gjakut në tru për shkak të barrierës që mbron trurin. E vetmja mënyrë mbeti vendosja direkte e virusit në tru, por ajo ishte e rrezikshme dhe nuk duhej marrë parasysh.
Tani shkencëtarët kanë arritur të dërgojnë virusin përmes damarëve të gjakut në tru. Pas nxjerrjes së tumoreve dhe vendosjes së tyre nën mikroskop, ata kuptuan se reoviruset, kur kishin arritur qelizat tumorale, kishin provokuar sistemin imunitar të organizmit.
Për aq kohë sa viruset nuk ishin në qelizat tumorale, trupi i qelizave nuk e përjetonte atë si diçka që ngadalë vret trupin e njeriut.
“Sistemi ynë imunitar nuk është veçanërisht i mirë në ‘përballimin’ e kancerit, pjesërisht për shkak se qelizat e kancerit ngjasojnë me qelizat e shëndetshme dhe pjesërisht për shkak se qelizat e kancerit janë shumë të afta në atë se si t’u ‘thonë” qelizave të sistemit imunitar për t’u kthyer në anën tjetër”, shpjegon Alan Mercher, një nga shkencëtarët që morën pjesë në këtë studim
Por në këtë rast, me përdorimin e reovirusit në kancerin e trurit, kur virusi u gjet në një qelizë, organizmi papritur u mbërthye në bombardimin e limfociteve të infektuara dhe vrasjen e tyre.
Organizmi çdo qelizë të tillë pa gabim e detektoi si të rrezikshme. Shkencëtarët kanë gjetur në indin e prekur nga reoviruset nivele të larta të interferonit, një proteinë që aktivizon sistemin e mbrojtjes të trupave tanë, një nga mrekullitë që Gregory House përmend herë pas here në serinë popullore.
Ky sukses me vendosjen e reovirusit në tumoret e trurit hap të gjitha llojet e zgjidhjeve dhe si një imunoterapi autonome për kancerin, jo vetëm të trurit, por edhe si terapi shtesë pas operacionit dhe gjatë kimioterapisë.
Efektet anësore? Pacientët raportuan se kishin simptoma të ngjashme me atë të gripit me intensitet afërsisht të mesëm, i cili kalonte brenda disa ditëve.