Kanceri i zorrës së trashë, lloji i tretë më i përhapur; Këto janë ushqimet që e mbajnë larg këtë sëmundje
Sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit, kanceri i zorrës së trashë është kanceri i tretë më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara. Shkaku i saktë i kancerit të zorrës së trashë është i panjohur, por kërkuesit kanë zbuluar disa faktorë rreziku.
Disa faktorë rreziku për kancerin janë gjenetike, ndërsa faktorë të tjerë të rrezikut lidhen me mënyrën e jetesës dhe dietën. Duke u nisur nga pika e fundit më poshtë Living do të listojë disa ushqime që parandalojnë shumimin e qelizave të këqija.
1. Perimet e familjes së lakrave
Këto perime përfshijnë brokoli, , lulelakër, lakër brukseli, kale e shumë të tjera. Këto perime përmbajnë komponime të ndryshme që luftojnë qelizat anormale që shkaktojnë kancer para se të shkaktojnë dëme në ADN qelizore.
2. Bulmet
Kalciumi dhe vitamina D mund të ndihmojnë gjithashtu në shëndetin e zorrës së trashë! Sigurohuni që të merrni të paktën 1200-1500 miligram kalciumi çdo ditë.
3. Xhinxher
Përfshirja e xhinxherit në regjimin ushqimor për të paktën 28 ditë ndihmon në reduktimin e inflamacionit të zorrës së trashë me të paktën 28%, sipas Cancer Research Prevention. Inflamacioni i zorrëve është i lidhur ngushtë me zhvillimin e tumoreve. Rekomandohet të konsumoni 2 lugë çaji xhinxher të freskët me vakte të përditshme, sipas hulumtuesve të studimit.
4. Çaji i zi ose i gjelbër
Studimet laboratorike treguan se komponimet e pranishme në çaj ndihmojnë në çaktivizimin e agjentëve që shkaktojnë kancer. Gjithashtu, parandalon rritjen e qelizave të kancerit dhe nxit vetë-shkatërrimin e tyre. Njerëzit që pinë dy filxhan çaj në ditë janë pothuajse 30% më pak të prirur për të zhvilluar kancerin e zorrës së trashë, krahasuar me ata që rrallë pinë çaj.
5. Qepa dhe hudhra
Si qepët dhe hudhrat përmbajnë sulfide, të cilat ndihmojnë në pastrimin e qelizave kancerogjenëve. Në Sipas një studimi gratë që hanin 1-2 thelpinj hudhranë javë kishin një rrezik 32% më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, krahasuar me gratë që rrallë hanin hudhër.