Kanceri në pankreas, kështu mund të jetoni më gjatë
Pacientët e prekur me kancer të pankreasit mund të shpresojnë për më shumë jetë, pasi që shkencëtarët zbuluan se antibiotikët mund të bëjnë më efikas trajtimin me kimioterapi, transmeton KosovaPress.
Studiuesit kanë gjetur se mund të bëjnë kimioterapinë më shumë efikase për shumicën e llojeve të kancerit.
“Njohja e mikrobiologjisë së tumorit do të na ndihmojë për të përmirësuar trajtimet tona ekzistuese të kimioterapisë për pacientët me kancer”, tha profesor Tal Danino, i cili ishte pjesë e studimit.
Shkencëtarët nga Instituti i Shkencës Weizmann dhe një numër i universiteteve të tjera, kanë injektuar 113 minj me antibiotikë, për të parë nëse barnat e kimioterapisë do të ishin më efikase.
Bakteri ishte mbytur në 86 minj, që do të thotë se kimioterapia ishte efikase në 76 për qind të minjve.
Por, tumoret shënuan rritje të shpejtë në minjtë, të cilët nuk morën antibiotikë.
Nëse antibiotikët do të jenë efikas në njerëz, atëherë jeta e personave të prekur nga kanceri në pankreas mund të zgjatet.
Pothuajse, 20 për qind e pacientëve me pankreas mbijetuan për një ose më shumë vjet pasi u diagnozuan me këtë sëmundje.
Vetëm një për qind do të mbijetojnë për dhjetë vjet pas diagnozimit, ka bërë të ditur Kërkimi për Kancer i Britanisë së Madhe.
Simptomat e kancerit të pankreasit përfshijnë humbjen e papritur të peshës, zverdhjen e lëkurës dhe ndryshime në zorrë.
Kanceri shkaktohet nga pirja e duhanit, diabeti dhe ulcerat e stomakut