Kampionja olimpike Nora Gjakova: Majlinda na e çeli rrugën dhe na dha besimin se mund të fitojmë
Nora Gjakova nuk ka harruar ta përmendë krenarinë e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi pas triumfit për medaljen e artë në Lojërat Olimpike,
Gjakova ia fitoi medaljen e dytë të artë Kosovës, pas Distria Krasniqit më herët këtë javë, duke ngritur në ekstazë një komb të tërë, shkruan Periskopi.
Dhe, pas suksesit, në një intervistë për RTK-në, ajo nuk ka harruar Majlinda Kelmendin, duke thënë:
”Faleminderit Majlindes që na ka hapë rrugën, se nëse ajo nuk na kish bo me besu në këto ëndrra, na nuk kishim qenë këtu.” /Periskopi.com/