Kampioni mposhtë me vështirësi Llapin dhe vazhdon kryesimin në Superligë

Kampioni mposhtë me vështirësi Llapin dhe vazhdon kryesimin në Superligë

Drita ka marrë një fitore të madhe në shtëpi përballë Llapit 1-0 për të nisur me tri pikë edicionin pranveror.

Edhe pse bora kishte mbuluar fushën e stadiumit të qytetit në Gjilan, nuk i pengoi futbollistët e dy skuadrave të krijojnë raste të mira.

Astrit Fazliu i vendasve provoi i pari goditjen, por që priti për mrekulli Coric.

Në anën tjetër Kastriot Selmani i Llapit ishte pranë golit, por shtylla pingule iu mohoi një gjë të tillë në minutën e 14-të.

Ergyn Ahmeti tentoi nga distanca me një gjuajtje fantastike, por përsëri portieri mysafir ishte në vend duke larguar në këndore.

Me rezultatin e bardhë 0-0 përfunduan 45 minutat e para në Gjilan mes Dritës dhe Llapit.

Drita në pjesën e dytë ishte edhe më kërkuese duke krijuar disa raste shënimi.

Kampioni në fuqi tentoi me Fazliun, Rexhën e Ahmetin, por pa sukses deri në minutën e 74-të.

Kur kishin mbetur 16 minuta para fundit të ndeshjes, sulmuesi me përvojë, Astrit Fazliu u gjend bukur në zonë derisa me një goditje të fortë realizoi për 1-0.

Përkundër tentimeve të mysafirëve për të barazuar rezultatin, një gjëje të tillë nuk ia dolën dhe Drita mori tri pikët.

Me këtë fitore, Drita vazhdon ta ruaj pozitën e parë në tabelë me 44 pikë, tri më shumë se ndjekësi i saj më i afërt Ballkani.

 

 

Shpërndaje në: