Kampioni i Gjeorgjisë e turpëron Kukësin

Periskopi.com Sporti

Nënkampioni i Shqipërisë, FC Kukësi ka pësuar debakël sot në Gjeorgji pasi që është mundur më rezultat 5-2 në ndeshjen e parë në kuadër të rrethit të tretë të kualifikimeve në Europa Ligë

Kukësi do të kthehet në Shqipëri koke ulur pasi që është mposhtur me rezultat të thellë 5-2 sot në Gjeorgji.

E Torpedo Kutaisi e filloi këtë ndeshje si më se miri, duke shënuar gol që në minutën e 3’të te ndeshjes me anë të numrit 10 Giorgi Kukhianidze.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 14’të të ndeshjes.

Kukësi e kishte më shumë posedimin e topin dhe shënoi gol në minutën e 21’të për të ngushtuar epërsinë me anë të Haris Herba. Kur u mendua që kuksianët do të shkojnë për ndonjë barazim eventual të rezultatit Torpedo realizon edhe dy gola.

Fillimisht ishte Lazar marin që shënoi në minutën e 28’të, kurse për rezultatin 4-1 pjesën e parë u përkudes Giorgi Kimadze që shënoi në minutën e 31’të.

Në pjesën e dytë Kukësi disa herë rrezikojë por nuk arritën që rastet e tyre t’i kthejnë në gol.

Kështu që kur nuk realizon, pëson.

Në minutën e 85 Tornike Kapanadze kalon tërë mbrotjen e e Kukësit për të shënuar golin e pestë.

Megjithatë Kukësi nuk u dorëzua dhe shënoi edhe një gol në minutën e 88’të ku nga penalltia shënon Sebino Plaku.

Pas një jave, Kukësi do ta pret skuadrën gjeorgjiane në shtëpi dhe nëse arrin të fitojë më rezultat 3-0 mund ta eliminojë atë nga Europa Ligë për të kaluar në raundin e play-offit.

 

Shpërndaje në: