Kampionet olimpike arrijnë në Kosovë

Kampionet olimpike arrijnë në Kosovë

Heronjtë e Kosovës kanë ateruar tashmë në aeroportin ‘Adem Jashari’, në Prishtinë.

Skuadra olimpike e xhudos, edhe pse me pak vonesë, ka arritur tashmë në Prishtinë, përcjell Periskopi.

Ishte planifikuar që ekipi të arrinte më herët, por për shkaqe që nuk vareshin nga ta, ekipi ka arritur me disa minuta vonesë.

Nga aeroporti, aty ku janë pritur nga Dardanët, ekipi i Driton Kukës do të niset drejt sheshit të Prishtinës, ku do t’iu bëhet një tjetër pritje madhështore. /Periskopi/

Shpërndaje në: