Kampionati Ballkanik në karate: Vlera Qerimi e bronztë, zë vendin e tretë
Vlera Qerimi ka fituar medalje të bronztë në Kampionatin Ballkanik të Karatesë.
Qerimi ka garuar në kategorinë -68 kilogramë, në konkurrencën U21, shkruan Periskopi.
Në garën e saj të parë ajo mposhti kundërshtaren nga Bosnja dhe Hercegovina, kurse në të dytën mposhti garuesen turke.
Vlera u mposht nga sllovenja që ishte finaliste në këtë garë, për të vazhduar më pas në repesazh për medalje bronzi.
Aty ajo arriti të mposhte përsëri një garuese nga Bosnja dhe siguroi medalje të bronztë.
Përveç Vlerës, edhe Anila Foniqi bëri garë të mirë, duke u renditur në pozitën e pestë në kategorinë e juniorëve, -58 kilogramë.
Alma Loku në anën tjetër u rendit e nënta, po ashtu në kategorinë e juniorëve, por në peshën deri 53 kilogramë.
Në kategorinë e kadetëve u paraqitën Dea Hasaj (-47 kg) dhe Qëndresa Ibrahimi (-54 kg), por nuk morën medalje, duke shënuar nga një fitore e nga një humbje.
Kosova paraqitet në këto gara me 49 sportistë./ Periskopi/