Kamioni bllokohet nën urë, pasi shoferi nuk e llogariti mirë lartësinë e hapësirës (Foto)

Periskopi.com Tech & Auto

Shoferi që po udhëtonte nëpër Cheshire të Anglisë, ka mbetur i bllokuar me kamion poshtë një ure, sipër së cilën kalon treni.

Pasi nuk e kishte llogaritur mirë lartësinë e hapësirës, makina goditi pjesën e sipërme dhe ra në njërën anë, por nuk u rrotullua.

Për fat të mirë, rimorkio ishte e zbrazët dhe përplasja me muret nuk ishte aq e madhe, ndërsa askush nuk pësoi lëndime gjatë aksidentit.

Trafiku është ndaluar për një kohë, derisa mbrojtësit e rendit nuk e larguan kamionin për të liruar rrugën.

Shpërndaje në: